Poezi nga Ismet Tahiraj

28.04.2021 00:54:16

VETËS NJË  FRE 

Dern mos e hap nga rruga

As shtegun nga  veriu

Ruaj leqet e  fshahura

Dhe kmesn rreth qafe

Mbi damaret nyje nyje

Mos flej  në  në gjysmë vdekje

Mizat batërdi bëjnë

Kali hingëllinë

Mbi fre

Vetës vëja një fre…

PA RRËNJËT TONA 

Te unët ,të unët

Si ta pi kafen,

Ne kafene.

S’durohet kjo qeveri

Ta bëjmë sapun.

O ta ndërroj

Ajfonin,

Me një ekzemplar

Ma te ri në fund.

Ku të mos këtë mërzi

Dashnorja

S’ka valë në internet

E mamasë mulla i pëlcet.

S’i durohet kjo qeveri

Qe ma mashtron hallin

E më rritë socialin.

Na shtyri të bëjmë

Nga pesë telefona,

Secili ne shtëpi

Hiç pa mërzi.

S’vjel nga unë taksa

Qeverisë i lypi ashkla.

I blej puma

Dyqind erua,

S’dal fare më mikën

Ndryshe i them

S’te dua.

Vozis mercedes

Përlahem si këndes.

Verës dy herë

Pushoi ne det,

Ajme ,vetës

Pse t’i jap siklet.

Turrin s’mund

Të ma ndal,

As urgjenca

Ne spital me mjek

Miqësi e stër pjekë.

Hynë e dal

Kudo e kam

Luadh.

Ngi s’jam ,ngi

Ta thyej copë,copë

Këtë qeveri.

Po qeverisë

Kur ia shkel pragun

Gjaku ne hundë

I pëlcet

Para meje parada

Ma shtrin krahun.

Ngi ,s’jam ngi

Pa rrënjët tona

Qeveria s’ka qetësi.

MA SHET MASKËN… 

Asaj udhe

Nuk vij në shtëpi

Se udhën nuk e gjejë

Mëndesha më kishte lënë

Argosi fjalë të rënd

më kishte vënë.

Dyshoj se te verdhet

Nuk ka karat,

Mëndesha ka laureuar

Tip lule çardak.

E kot maçoku mjaullinë

Enët hijet i përzien,

rehatia është gacë

hasër qe mbulon

me tej se gratë.

Asaj udhe vije shtëpi

Mëndesha më la

Oriz mëri.

Tej maçoku

Nënçmon maçkën

Agrosi më bënë thirrje

Te ma shet maskën…

UDHË SA TE DUASH… 

Vjeshtë e verë

Do te luajnë

Lojë poker.

Zallamahi

Zihet darkë.

Rrjepacukët

Do hedhin farë.

Për ty lugu

Pizeveng

Roshulle era

Ka zënë rend.

Me takëmin brilant

Saktë fillon

Ceni i mbrapsht.

Vera më vjeshtën

Luan poker

Udhë sa te duash

Kurrkund çerr…

MUND TE MË THËRRASËSH 

Mund të më thërrasësh

Kur te dush,

Në emër të lules.

Edhe pas mesnate.

Kurrë jo ,në emër

Te guvave te millit te bardhë.

As në mes ditë.

Polipet nuk rrinë

Ne mes deti,

Po edhe ne mes hunde.

Lodrojnë…

MUHALIFE 

Kur ke

Një mbrëmje

Tejet të qetë

Nj muhalife

Krejt te sertë.

Kush i pshurrë

Kukuretat ,

E t’i ngjisin

Kur si ke vetullat.

Një muhalife

Krejt te shkuar

Një mbrëmje

Tejet të harruar…

JU THIRRNIN LIBRAT 

Komunitetit të verëbreve  në shkollën e Pejës 1998 dhe99. 

Ju që  i latë  shtrëtrit thatë 

Bataniet mbi çarëçaf ë  krahthatë.

 Juve nuk u besdisi  nata

Mbi sofra mbetën jetime

Lugët dhe pjatatë

Ju thirrnin fletorët

Dhe librat gjuhë arta 

 Ju me sy shpirti 

I shikonit  trotuaret e përgjakura 

Mbrenda e jashtë përthekonte flaka 

Ju engjët e dritës 

Ishit shpresa e rritës