Poezi nga Nexhat Halimi

18.04.2019 00:03:00

 Në Universitetin Jagellonski

 

Në korridorin kaq të gjatë të gjatë pafund të lashtë

Bie dritë e artë fije e fije e yllit tim mbi Kosovë

Gurë stralli në Universitetin Jagellonski në Krakovë

Zgjohen e prapë flenë e zgjohen të njëjtës rrashtë

 

Nën qelqin e vjetër me ngjyrë lista me emra mitik

Ja radhitja për pagesat e tyre të gjithë në zllotë

Gjësendet e paprekura kaq vjet heshtin e pikin lot

Shikoj nga dritarja bie kohë e ikur dhe përsëri ik

 

Koperniku do ta bindë botën me diellin në qendër

Propozon modelin heliocentrik në shekullin16-të

Toka rrotullohet rreth vetvetes dhe Diellit vet

Vasha në të bardha e të zeza me dorën në zemër

Tregon orarin e punës e thërret për `i kafe me mirësi

Nuk flas aq mahnitur me diellin në qendër përsëri