Polica e ka arrestuar të dyshuarin që e plagosi një person në Skenderaj

22.02.2018 18:08:24
Një rast me elemente të veprës penale ‘vrasje në tentativë’ është iniciuar dhe proceduar në orët e pasdites së datës 21 shkurt 2018, rast ky i raportuar në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor në Skenderaj.

Ngjarja fillimisht ishte raportuar për një person të plagosur nga arma e zjarrit.

“Njësi përkatëse policore menjëherë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet nevojshme, ku me të arritur në vendin e ngjarjes në fshatin Plluzhinë të Skenderajt, bëjnë të ditur se i plagosur nga arma e zjarrit kishte mbetur viktimat N. M., 45 vjeçar,i cili pas tretmanit mjekësor të dhënë në QKMF Skenderaj është transferuar për në QKUK”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes ku është kryer vepra penale në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një armë pushkë automatike.

“Në bazë të të dhënave të para të siguruara, Policia ka identifikuar identitetin e personi të dyshuar, ku menjëherë ishin vënë në kërkim të tij, ndërsa sot me 22 shkurt 2018, në orët e mesditës është vetë dorëzuar i dyshuari S. H.,45vjeçar, tek i cili është konfiskuar një armë e llojit pistoletë”, njofton tutje policia.

Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Sipas prokurorit kompetent rasti po hetohet‘vrasje në tentativë’.

Hetuesit policorë janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të kësaj vepre penale.