Policët e akuzuar nga VV-ja për rrëmbimin e studentit, s’kanë qenë fare në vendin e ngjarjes

18.03.2017 14:57:39

Tre zyrtarë policorë të cilët të premten u akuzuan nga Lëvizja Vetëvendosje se e kanë rrëmbyer studentin që ka quajtur presidentin Hashim Thaçi “hajn” gjatë një ligjëratë në një kolegj në Prishtinë, nuk kanë qenë fare në vendin e ngjarjes.

Momenti kur nxirret jashtë studentja që i tha Thaçit “A je president i klanit pronto?” (Video)Momenti kur nxirret jashtë studentja që i tha Thaçit “A je president i klanit pronto?” (Video)

Insajderi merr vesh se Arben Bytyqi, Arsim Jashanica dhe Arsim Rashica, të përmendur nga VV-ja, dje nuk kanë qenë duke e kryer punën e mbrojtjes së afërt të presidentit. Dy nga ta, sipas këtyre burimeve, kanë qenë në pushim, ndërsa njëri ka qenë në zyrë tërë ditën.