Polici gjobitë komandantin e tij

15.08.2016 11:24:00

Sipas portalit Ohrid1, një polic i komunikacionit në SPB të Ohrit i ka shqiptuar një gjobë prej 800 euro komandatit të tij.

Gjoja është shqiptuar për shkelje komunikacioni ‘parakalim në vijë të plotë’ dhe ‘drejtim të automjetit të paregjistruar’. Portali i lartëpërmendur thotë se komandanti nuk e kishte regjistruar veturën e tijë tash e tre vite.

Përveç dënimiet me para, komandanti mund të dënohet me ndalim të drejtimit të automjetit nga 3 deri 12 muaj.