Policia: 85 aksidente rrugore në 24 orët e fundit

31.07.2016 13:06:20

Policia e Kosovës, njësitet e kontrollit të trafikut rrugor kanë raportuar se në territorin e Kosovës, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 85 aksidente trafiku.

Sipas këtij raporti 28 aksidente kanë qenë me lëndime të ndryshme, ndërsa 57 aksidente tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.

Shumica e këtyre aksidente sipas policisë janë shkaktuar nga tejkalimi tejkalimi i shpejtësisë. Ata bënë thirrje që të respektohen shenjat e kufizimit në komunikacion në mënyrë që tu iket aksidenteve të rënda.

Ndërsa njësitet e trafikut rrugor kanë njoftuar se kanë shqiptuar 1 mijë e 51 gjoba, për ngasësit që kanë rënë ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor.