Policia Kosovës ka arrestuar një person që kërkohej ndërkombëtarisht, ndërkohë që qëndronte në arrati në vendin tonë.
“Policia e Kosovës, konkretisht njësia për persona të arratisur që vepron në kuadër të Drejtorisë për bashkëpunim ndërkombëtar të Policisë së Kosovës, ka arrestuar një person të kërkuar nga një shtet tjetër dhe i kërkuari është lokalizuar në Kosovë”, ka njoftuar PK.
“Personi i dyshuar ka qenë në kërkim ndërkombëtar. Të gjitha veprimet tjera do të ndërmerren konform procedurave të parapara dhe ligjeve të aplikueshme”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit Daut Hoxha.






































