Policia arreston pesë persona në Gjilan për prostitucion

11.08.2016 14:56:06

Policia e Kosovës ka raportuar se janë arrestuar pesë persona të dyshuar për ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’, ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’ dhe ‘marrje me prostitucion’.

“Pas një hetimi disamujor në një operacion policor, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, me datën 10 gusht 2016, rreth orës 23:30, ka arritur të arrestojë pesë persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se janë të involvuar në  ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’, ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’ dhe ‘marrje me prostitucion’”, thuhet në raport.

Operacioni policor është realizuar në një lokacion të Gjilanit, me ç’rast janë arrestuar:

 

A. B.                       lindur me 1978                     m/sh/k

F. B.                        lindur me 1992                     f/sh/k

I. F.                         lindur me 1987                     m/sh/k

D. K.                       lindur me 1980                     m/sh/k

V. D.                       lindur me 1983                     f/sh/k

 

Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë i dyshuari i parë është ndaluar për 48 orë, i dyshuar për kryerje të veprës penale ‘mundësim ose detyrimi në prostitucion’, ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’ dhe ‘marrje me prostitucion’, kurse për katër të dyshuarit tjerë është bërë kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse (në procedurë të shpejtë) në Gjykatën Themelore në Gjilan/Divizioni për Kundërvajtje.