Policia arreston “tregtarët” e drogës në Durrës, u heq nga dora rreth 39 mijë euro

30.09.2021 11:35:26

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 4 trafikantë kanabisi. Admir Dedja, 25 vjeç, Beart Ismailaj, 24 vjeç, Hismet Toro, 33 vjeç dhe Misim Koldashi, 55 vjeç, u arrestuan në flagrancë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po tentonin të shisnin, kundrejt shumës 38.800 euro, rreth 21 kg lëndë narkotike cannabis sativa,

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Forcat Operacionale në DVP Durrës, bazuar në informacione të marra në rrugë operative se disa shtetas ushtronin veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, kanë mirorganizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar të koduar “Porositësit”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Admir Dedja, 25 vjeç, Beart Ismailaj, 24 vjeç, Hismet Toro, 33 vjeç dhe Misim Koldashi, 55 vjeç (i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike), të gjithë banues në Durrës.