Policia e Austrisë e ndalon e më pas e liron Daut Haradinajn

18.07.2019 16:39:02

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ka udhëtuar sot për në Austri ky në kryeqytetin e këtij shteti është ndaluar nga policia austriake.

Policia në Vjenë Haradinajn e kanë ndaluar në bazë të një fletëarrest të lëshuar nga Serbia.

Por burime të KosovaPress mësojnë se tashmë Haradinaj është liruar.

Ish pjesëtarët e UÇK-së kanë fletarreste të lëshuara nga Serbia dhe shpesh kur kanë udhëtuar nëpër Evropë janë ndaluar në bazë të këtyre fletarresteve.

Në bazë të të njëjtit fletarrest ishte arrestuar edhe kryeministri i tanishëm Ramush Haradinaj më 4 janar 2017 nga policia franceze në aeroportin Moulhouse.