Policia e Kosovës konfiskon mbi 83 kilogram marihuanë

29.10.2016 14:50:34

Policia e Kosovës ka konfiskuar më shumë se 83 kilogramë drogë të llojit marihuanë në Deçan dhe ka arrestuar lidhur me këtë rast tre persona, shtetas të Shqipërisë e Kosovës.

Në një konferencë për media, policia njoftoi se po ashtu kanë konfiskuar edhe tre vetura, me targa të Kosovës e Shqipërisë.

Personat e arrestuar në këtë rast janë:  U. K.  lindur me 1971, E. K (1997) dhe E.A (1997)

Policia ka thënë se hetimet lidhur me këtë rast janë ende duke vazhduar por sipas informacioneve, qëllimi ka qenë që droga të dërgohet në vendet e Evropës Perëndimore