Policia gjen 4-vjeçarin Erion Gashi shëndosh e mirë

16.03.2017 12:14:39

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka sqaruar se si është gjetur 4 vjecari Erion Gashi nga Mramori i Prishtinës. Policia në komunikatë thotë se Erioni është gjetur i gjallë dhe shëndosh e mirë.

Kjo është komunikata e plotë: 

Më 15.03.2017 rreth orës 19:00 në lagjen Suteskë të fshatit Mramor, një fëmijë i moshës 4 vjeçare ka dalë nga shtëpia e tij që nga ora 17:00 dhe nuk është kthyer më.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni njësite të shumta policore të mbështetura edhe nga njësiti K9, ekipet e FSK-së si dhe rreth 100 bashkëfshatarë,  kanë filluar kërkimet për gjetjen e personit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se operacioni për kërkimin e 4 vjeçar Erion Gashi, i cili ka vazhduar që nga dita e djeshme kur ai është zhdukur, ka rezultuar me sukses, ku rreth orës 10:20 është gjetur i gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore.