Policia greke kap 1 ton kanabis në kamionin shqiptar që hyri në Kakavijë

17.02.2017 11:55:41

Mbi një ton kanabis në një kamion që vinte nga Shqipëria është kapur nga autoritetet doganore greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Kanabisi ishte futur i paketuar në frogoriferin e kamionit. Shoferi i kamionit është arratisur menjëherë dhe sipas mediave greke, është kthyer sërish në Shqipëri nga kufiri.

Operacioni i Policisë greke vazhdon.