Policia: Hekurudha u kontrollua për eksploziv

14.01.2017 19:53:47

Besim Hoti zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri tregoi se forcat e rendit kontrolluan shinat e hekurudhës në veri për eksploziv.

Hoti bëri të ditur se nuk e gjet asgjë edhe pse gjatë ditës u raportua në medie për minimin e kësaj hekurudhe,

“Policia e Kosovës dhe njësitë e bombave kanë kontrolluar shinat e trenave pas raportimeve për vendosjen e eksplozivëve. Nuk kemi gjetur asgjë,” tha Hoti.