Policia i kërkon falje gazetarit Dibran Istrefi

02.09.2016 18:47:16

Numri dy i Policisë së Prishtinës, majori Afrim Ahmeti, i ka kërkuar falje publike për arrestimin gazetarit të Klan Kosovës Dibran Istrefi.

I pyetur nëse Policia i ka borxh një kërkim-faljeje gazetarit, Ahmeti është përgjigjur me fjalët: “Sigurisht, po”.

Në sqarimet për incidentin Ahmeti ka thënë se gabimet janë për njerëz dhe duke pasur parasysh që edhe policia janë njerëz dhe mund të ketë gabime të cilat shumë shpejt janë sqaruar.

Gazetari Dibran Istrefi u arrestua dhe u lirua pas gjysmë ore nën pretendimin se ka qenë në protestën e së premtes së kaluar në Mitrovicë te shtëpia e familjarëve të kryekuvendarit Kadri Veselit ku edhe është dëmtuar një pronë private. Pak kohë më vonë policia e liroi gazetarin duke sqaruar se shoqërimi ishte një gabim.