Policia jep detaje për aksidentin në Klinë, katër persona të lënduar

22.11.2019 21:21:52

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në fshatin Dollc të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

“Mund të ju konfirmoj se aksidenti ka ndodhur pas orës 18:00, mes dy automjeteve. Katër persona janë të lënduar të cilët kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare, gjendja e tyre është stabile, nuk kanë pësuar lëndime të rënda”, tha ai.

[related-to url=”https://telegrafi.com/aksident-ne-afersi-te-klines-krijohen-kolona-te-gjata/”

Ibra tha se njësitë e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.