Policia jep detaje për vdekjen e 32 vjeçares, thotë se është vdekje e dyshimtë

05.01.2018 18:12:34

Sot rreth orës 14:00 një grua e moshës 32 vjeçare ka rënë nga kati i katërt i Klinikës Gjinekologjike, e cila si pasojë e lëndimeve të marra nuk ka arritur të mbijetojë.

Zëdhënësja e policisë së Kosovës për Prishtinë, Flora Ahmeti, i ka thënë lajmi.net, se rasti është hapur vdekje e dyshimtë dhe rasti do të hetohet deri në zbardhjen e rrethanave

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën se nga objekti i gjinekologjisë ne QKUK-së ka rënë një person (femër B.S 1986).  E njëjta është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor nga ku jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë. Rasti në polici me urdhër të prokurorit është hapur vdekje e dyshimtë dhe me të po merren njësiti i hetimeve”, ka thënë Ahmeti.