Policia jep detaje për vdekjen tragjike të të riut nga Dragashi

23.03.2019 15:29:18

Policia në njoftimin 24 orësh njofton për rastin që ka ndodhur dje pasditë në fshatin Buzez të Dragashit ku tragjikisht ka humbur jetën një i ri nga ky fshat.

Sipas Policisë i ndjeri derisa kishte qenë duke e stërvitur një kali ishte rrëzuar duke pësuar lëndime trupore.

Viktima ishte sjellë pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës ju lirohet familjarëve.