Policia jep detaje të reja rreth tentim grabitjes në Prishtinë, ku hajni i armatosur u frikësua nga një konsumator

02.09.2020 11:41:25

Një tentim grabitje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një market në Prishtinë.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, ka bërë të ditur se personi i cili kishte hyrë për të kryer grabitjen është zbrazur nga një dëshmitar i rastit, transmeton Telegrafi.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një person i maskuar dhe me armë të shkurtë në dorë kishte hyrë në një lokal dhe ia kishte drejtuar armën dëshmitarit mashkull kosovar por dëshmitari kishte arritur ta zbraps të dyshuarin i cili kishte dalë nga lokali dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe nuk raportohet për të lënduar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:45.