Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar një person lidhur me plagosjen që ka ndodhur mbrëmë në Komoran të Drenasit.
Policia këtë rast e ka cilësuar si tentim vrasje.
Nga ky rast është plagosur Islam Selimi vëllai i deputetit të Kosovës, Rexhep Selimi, ndërsa që atë e ka plagosur Xhevat Nuha.
“Është arrestuar dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rasti. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në njoftim.