Policia konfirmon zbulimin e laboratorëve të sofistikuar të drogës, arreston një person (Foto)

04.08.2016 09:31:33

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka konfirmuar se ka zbuluar laboratorë të sofistikuar për kultivimin e bimëve narkotike, me ç’rast ka arrestuar një person të dyshuar nga Peja.

Sipas policisë, gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit, janë gjetur mjete për prodhimin e bimës të llojit kanabis sativa.

Lexoni njoftimin e plotë të policisë:

Në vazhdën e luftës së pakompromis ndaj personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale e në veqanti atyre me substanca të dyshuara narkotike, Policia e Kosovës, respektivisht Njësiti antidrogë në Rajonin e Pejës pas një pune operativo-hetimore si dhe informacioneve të pranuara nga burimet në teren me 02/08/2016 rreth orës 21:00, ka bastisur/kontrolluar shtëpinë dhe pronën e një  personi të dyshuar në qytetin e Pejës. Gjatë  bastisjes brenda  shtëpisë janë zbuluar dy laboratorë të brendshëm të sofistikuar për prodhimin e bimës se llojit Kanabis Sativa i pajisur edhe me sistem të nxehjes, ftohjes, ndriçimit, ventilimit ujitjes etj. Bastisja ka rezultuar edhe me gjetjen edhe një revolje.

Në këtë rast është arrestuar personi i dyshuar me inicialet si më poshtë:

B. H.       i lindur me 1966,               M/K/SH,  Pejë

Si rezultat i operacionit si dëshmi janë sekuestruar:

–          Dyqind e njëzet e tetë (228-të) bimë të llojit Kanabis sativa te gjatësisë prej 5 cm deri 2 metra

–           Një (1) komplet i plastikëve për mbjelljen e bimëve,

–          shiringa,

–          Dy (2) termometra,

–          Dy (2) kanistër të mëdhenj për ujë të 200 litrave,

–          Dy (2) pompa për tërheqje të ujit,

–          Një (1) pako me doreza të plastikës,

–          Pesë (5) shishe plastike me lëng simulues për bime me mbishkrimin ROOT Stimulator bllom ATAMI dhe Tera lives dhe tera max një litërshe ,

–          Një (1) kanistër me mbishkrimin Hesi BLOOM  complex, (20 kg),

–          Ndriçim i improvizuar me neona 7 copa,

–          29 saksi të plastikes te zbrazëta,

–          Një(1) shishe plastike 0.5 L,

–          Kanistër plastike 5 litërshe me mbishkrimin Camma PK 13/14, kanistër plastike me mbishkrimin HESI,

–          Një (1) palë gërshëre,

–          Një (1) marker i zi permanent,

–          Dy (2) shishse plastike nje litërshe ATA PK13-14,

–          Dy (2) filete të mëdhenj për pastrim të ajrit,

–          Tabela elektrike me siguresa,

–          Kanistër plastike për ujitje një,

–          Flladitëse me rryme 4 copa,

–           Pompë për spërkatje e mbushur me pesticide të cekura si me larte,

–          Kuti plastike Rhizopon 20 grameshe stekpoeder,

–          Kuti plastike 300 ml cilonex,

–          Faktur nga Holanda ku janë blere pesticidet e cekura me larte, kabllo elektrike,

–          Folie e shtruar ne dysheme për mbajtje te ujit,

–          Folie e ngjitur për muri për nxehtësi,

–          Pako me folie dhe gyp i folies për ajrosje të papërdorura,

–          Kutia e dritave me poqa rezervë të firmës filips,

–          Transformator me kabllo i rrymës, trafo për transformator të ndriçimit.

Ndaj personit të dyshuar me vendim të prokurorit është caktuar ndalimi prej 48 orëve për procedurë të mëtejme sipas ligjit. /Indeksonline/