Policia kontrollon automjetet që transportojnë nxënës për rripin e sigurimit (Video)

26.11.2016 14:53:29

Policia Rrugore e Tiranës ka ushtruar kontrolle në automjetet që transportojnë nxënës të shkollave 9 vjeçare. Kontrollet kanë konsistuar kryesisht në vendosjen e rripit të sigurimit nga drejtuesi i mjetit dhe nga nxënësit, si dhe në drejtim të kolaudimit të automjetit.

Policia Rrugore ka konstatuar se përgjithësisht drejtuesit e mjeteve kanë zbatuar vendosjen e rripit të sigurimit për vete dhe për pasagjeret, por kanë konstatuar edhe shkelje në këtë drejtim.

Policia Rrugore ka këshilluar drejtuesit e mjeteve për të respektuar me korrektësi zbatimin e Nenit 170, vendosjen e rripit të sigurimit dhe në rast konstatimi përsëri të mos zbatimit të vendosjes së rripit të sigurimit, drejtuesi i mjetit do ndëshkohet me masë administrative sipas Kodit Rrugor.

Kontrollet kanë vijuar gjatë gjithë javës dhe do vijojnë përditë jo vetëm në Tiranë por në të gjithë vendin veçanërisht për automjetet që transportojnë nxënës shkollash.