Një vajzë rreth 11 vjeçare është liruar nga policia e Durrësit, pasi është mbajtur për disa orë në banesë nga një i afërm i saj, i cili është me të meta mendore.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm (15 gusht), ku vajza është mbajtur në banesë nga burri rreth 50 vjeç. Familjarët kanë dhënë menjëherë alarmin, çka ka bërë që policia të ndërhyjë, ndërkohë që po negociohet për arrestimin e burrit.
Banesa e vajzës me atë të burrit janë rreth 50 metra larg midis tyre. Policia po punon për të sqaruar plotësisht ngjarjen. Burri ka mbyllur të gjitha dyert dhe nuk lejon që policia të futet në banesën e tij, pasi ka shfaqur shenja frike.
Policia nuk ka ndërhyrë për shkak se 56 vjeçari mund të bëhet agresiv. Ai është kuruar për një kohë të gjatë në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit.






































