Policia me aksion nëpër argjendari, dyshohet për ari të padoganuar

08.09.2016 18:20:49

Policia ka filluar një aksion të kontrollimit të njërës nga argjendaritë në kryeqytet, ku sipas informatave dyshohet se ka ari të padoganuar.

Sipas burimeve, Policia që nga mëngjesi ka filluar aksione të tilla të kontrollit nëpër argjendari.

Klan Kosova raporton se në argjendarinë “Filigran” në kryeqytet, Policia ka sekuestruar përkohësisht gjashtë kilogramë ari.