Policia: Nuk ka drogë në avionin që ateroi në Shqipëri

15.09.2016 13:13:21

Një avion i vogël është ulur paraditen e kësaj të enjteje në zonën mes Laçit dhe Krujës, në grykëderdhjen e Ishmit, në fshatin Godo.

Sipas burimeve policore, avioni është ulur për shkak të një defekti dhe nuk rezulton të ketë qenë me drogë në bord.

Megjithatë, uniformat blu po kryejën verifikimet dhe veprimet proceduriale, thonë burimet.

 

 

Nga të dhënat rezulton se avioni është i tipit “Piper” dhe drejtohej nga një pilot italian, i cili ka deklaruar se ka bërë ulje të detyruar për shkak të një defekti.

Ai është dërguar në spitalin e Durrësit për të marrë trajtim mjekësor.