Policia ofron shpërblim 10 mijë euro për çfarëdo informacioni për sulmin në Kuvend

05.08.2016 21:51:29

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka apeluar te qytetarët që nëse kanë ndonjë informatë lidhur me sulmin që iu bë Kuvendit të Kosovës, të lajmërohen.

Deri sa, PK ka  thënë se një informatë sado e vogël do të ndihmonte në gjetjen e autorëv të sulmit dhe ata që ndihmojnë do të shpërblehen me 10 mijë euro.

Lexoni njoftimin e plotë të PK-së:

Me datë 04.08.2016, rreth 23:05 në Prishtinë, rruga “Agim Ramadani”, ka ndodhë një sulm me mjet shpërthyes ndaj objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Policia si dëshmi që mund të ndërlidhen me rastin ka gjet një mjet për hedhjen e predhave me të cilën dyshohet se është kryer sulmi, gjithashtu në rrugën “1 tetori” është gjet një motoçikletë e cila ishte duke u djegur si dhe shishe molotovi, që dyshohet se mund të jenë përdorur nga të dyshuarit.

Policia është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive në rast për të zbardhur këtë sulm dhe sjelljen para drejtësisë të kryesve të këtij sulmi sa më parë që të jet e mundur.

Megjithatë, për identifikimin sa më të shpejt të kryerësve të këtij akti kriminal, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve dhe kujtdo që mund të ketë informacione të rëndësishme për rastin.

Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri sado të vogël rreth rastit t’a ndihmojë policinë me informacione për gjetjen e autorit të këtij akti dhe ofron një shpërblim prej 10.000 euro (dhjetëmijë euro) për cilindo qytetar i cili mund të jep informacion të cilat shpien në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti.

Qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me këtë rast mund ato t’i dërgojnë në këto numra telefoni dhe e-mail adrese:

Tel:-080019999 ose

–          192, dhe

e-mail:info@kosovopolice.com

Thirrjet në këta numra të telefonit janë pa pagesë për të gjithë qytetarët, dhe policia do ta ruaj striktë të drejtën e anonimitetit apo fshehtësisë së identitetit në këta numra telefoni dhe në këtë e-mail adresë, përveçse nëse personat vetë, vullnetarisht deklarohen ndryshe.