Policia po shton masat e sigurisë për ta ruajtur rendin

Policia po shton masat e sigurisë për ta ruajtur rendin

08.05.2017 09:54:06

Kosova ka hyrë sot në një javë të rëndësishme për kah zhvillimet politike ndërsa policia duket se po merr masat e sigurisë për t’u përballur me situatat.

Në ditën kur qeveria pritet që marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi ta dërgojë në Kuvend, disa autoblinda janë mbledhur në oborrin e drejtorisë së policisë.

Deri më tani, demarkacioni me Malin e Zi ka shkaktuar disa protesta të opozitës në rugë dhe brenda sallës së Kuvendit.