Policia: Protestuesit u lënduan vet gjatë protestës në Mushtisht

28.08.2016 16:56:37

Gjatë protestës së sotme të mbajtur në fshatin Mushtisht, të komunës së Suharekës, janë arrestuar 24 protestues, ndërsa të lënduar përveç protestuesve ku policia konstaton se janë lënduar nga vet gjuajtjet e tyre , janë edhe katër polic.

Dy prej tyre janë në gjendje të rënd, kurse dy të tjerë kanë marr vetëm disa lëndime të lehta trupore.

Komandanti i Policisë rajonale në Prizren ,Nexhmedin Krasniqi, në një deklarim për media pas ngjarjeve të sotme, konstatoi se protesta ka qenë e dhunshme. Krasniqi tha se megjithatë Policia ka mbajtur çdo gjë në kontroll, duke iu ofruar serbëve rrugë të lira, por të cilat ata nuk deshën më pas t’i kalonin për arsye të tyre.

“Në Mushtisht sot ka qenë e paraparë të mbahet një vizitë e disa serbëve që vinin nga Serbia, për shkak të një feste që e kanë pasur. Këtu ka pasur një numër bukur të madh të qytetarëve edhe të rrethinës së Mushtishtit, por ka pasur edhe njerëz të tjerë jashtë fshatit Mushtisht. I kanë shprehur pakënaqësitë e veta, ka qenë një protestë jo paqësore, ka qenë bukur e dhunshme.

Policia sipas parimeve të procedurave ka kryer punën e vetë profesionale dhe është mundu që të siguroj lëvizje të lirë për pelegrinët serb, ka arrit të realizoj qëllimin dhe rruga ka qenë e lirë për ta. Mirëpo për shkak  të kohës ata janë  kthyer nuk kanë dashtë, vullnetarisht janë kthyer edhe pse iu ka komunikua edhe eprori i Policisë që e kanë të lirë rrugën edhe të vijnë në festën e tyre që të realizojnë qëllimet e veta, mirëpo prapë ata janë kthyer”, tha Krasniqi.

Ai mes të tjerash tha se kemi 24 persona të arrestuar ndërsa katër policë të lënduar, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë kanë marr lëndime të lehta trupore. Ndërsa sa i përket protestuesve, Krasniqi tha se protestuesit kanë marr lëndime por jo nga Policia, por nga vetë protestuesit.

“Nga qytetarët ka të lënduar por nga ana e protestuesve, e jo e Policisë sepse ne vet ishim në vend të ngjarjes dhe pamë kur protestuesit hodhën gur dhe e rroki qytetarin i cili ka qenë edhe ai protestues dhe i ka shkaktuar gjakderdhje në kokë”, tha Krasniqi.