Policia sekuestron ar dhe argjend, vetën 2 kg doganoheshin gjatë vitit nga mbi 500 tregtarë ari dhe argjendi

09.09.2016 14:24:10

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në 50 lokacione të argjendarive duke sekuestruar 26 kilogramë ari dhe 33 kilogramë argjend.

Konfiskimi i kësaj sasie të arit dhe argjendit është bërë me dyshimit se ka qenë të kontrabandë.

Ndërsa të dhënat zyrtare të zhdoganimit të arit flasim për shifra tepër të vogla në krahasim me sasinë që posedojnë argjendarët nëpër dyqane.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci  thotë se në Kosovë zhdoganohen sasi të vogla të arit për gjatë një viti, rreth dy kilogramë. Ai thotë se ari është produkt shumë i lehtë dhe i kontrabandueshëm pasi sasia e vogël ka vlerën e lartë.

“Ari është një sfidë kryesore e Doganave të Kosovës. Kryesisht janë sasi të vogla që zhdoganohen dhe ne si dogana gjithmonë e kemi adresuar”, ka thwnw Stavileci.

Ndërsa në Kosovë në bazë të dhënave zyrtare të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve ushtrojnë veprimtarin 534 tregtarë që merren me ari e argjend.

 

Nga kjo del të jetë se shumica e arit nëpër argjendari është kontrabandë në mënyra të ndryshme.

Gjatë vitit 2012 në Kosovë janë zhdoganuar 2 kilogram ari, ndërsa vitet paraprake edhe më pak.

Çmimi i arit në tregun ndërkombëtarë sillet rreth 39 mijë dollarë për kilogramë.

Ndërsa vlera e arit të konfiskuar sot sillet mbi një milion dollar.