Policia shkon ta marrë me forcë, Berisha nuk e hap derën

12.12.2016 16:16:07
Kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje mbledhje qeverie, ku ka sulmuar programin e PS per vendosjen e takses progresive, duke e cilesuar si marrezine e radhes te kryetarit te opozites.

Teksa kreu i Komisionit hetimor për CEZ, Taulant Balla ka kërkuar që në seancë deputeti Sali Berisha të merret me Polici nëse nuk vjen me dëshirë. Policia ka shkuar sot paradite në banesën e ish-kryeministrit, por nuk e kishte gjetur në shtëpi, shkruan Panorama.

 

Në një letër që Policia i ka dërguar Taulant Ballës, sipas tyre, ata kanë trokitur por nuk e kishte hapur njeri derën.

Por Berisha është paraqitur vetë në komision për të dëshmuar.