Policia shton masat e sigurisë, falja e Bajramit pa incidente

12.09.2016 17:35:13

Falja e Kurban Bajramit ka kaluar pa incidente në Kosovë.

Policia e Kosovës në disa qytete të vendit ka praktikuar orarin 12-orësh të punës me qëllim të ofrojë siguri të mjaftueshme për të gjithë qytetarët e vendit, raporton Indeksonline.

Në shumë xhami të vendit sot janë vërejtur edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët po vëzhgonin ceremoninë e faljes së Bajramit.

Policia nuk ka raportuar për asnjë incident përgjatë faljes së Kurban Bajramit.