Politika në Kosovë po vdes?

22.05.2018 22:59:34

Nga: Skënder MULLIQI

Nuk ka mundësi qe secili njeri ta ketë të njejtin profesion. Sigurisht së për profesionin e zgjedhur jetësor duhet menduar mirë .Të gjithë nuk i kan mundësitë të jenë qoban dhe as politikan.Jo, nuk është lehtë të jesh sidomos në kohën e kompjuterizmit njeri i politikës., Sikur të ishte ashtu secila gjyshe e jona do të ishte politikane, edhe pse dorën në zemer disa nga to më shumë marrin vesh nga politika së sa këta politikan që I kemi.Paramendoni ndonjë amvise të mirë e cila më njërin sy merret me punët shtepiake dhe më tjetrin sy , në një farë mënyre e shikon televizionin dhe sigurisht së qeshet më këtë klasë politike amatore , gjysem analfabete, të cilët e kan pru gjendjën politike dhe gjendjen ekonomike në pikën zero.Politika në Kosovë po vdes , se ata që do të duhej të merren më këtë profesion fisnik dhe shumë të rendësishem për një shtet, po qendrojnë largë politikës. Duke I shikuar skenat e qdo ditshme në kuvendin e cirkusit , po bindemi secilen ditë e më shumë , së kuvendi është shëndrruar arenë maskaradash dhe zënkash politike nga ata që nuk e kan vendin në ulësen e kuvendarit, dhe as qe I përfaqësojnë interesat e popullit. Kuvendi dhe qeveritë tona janë bërë turpi ynë që vështirë lahet. Rrugaqeritë politike moti kan zënë vënd në parlament dhe në mbarë sistemet . Nuk jemi ka dimë dhe nuk jemi ka deshirojmë të bëjmë shtet, edhe pse e kemi rastin historic .Na ndihmuan mbarë bota demokratike që ta kemi shtetin e dytë në Ballkan, e po ja falim dreqit në të kater anët, më këtë garniturë të njerëzve të paditur , të njerëzve lakmitarë për pushtet apsolut, lakmitarë të pasurimit në mënyrë jo ligjore …Mashtrohen të gjthë nese mendojnë së kjo klasë politike do të bënë diqka të mirë , kur për gjithë këto vite ka punuar mbrapsht më të gjitha forcat.Në Kosovë është bërë shumë vështirë të jesh politikan më qendrime parimore dhe më intigritet. Vetëveten e kemi pru në një pozitë të tillë shumë të vështirë.Është vështirë sot të jesh politikan I formatit të lartë qfarë I kemi sot në botën demokratike.Gjerat kan shkuar aq largë për të keq në Kosovë , sa do të jetë shumë vështirë të riparohen dhe kristalizohen edhe për shumë vite.Secili njeri është I rëndësishem për Kosovën .Kjo elitë këtë nuk po e merre në considerate ketë. Ky popull nuk e ka merituar gjithë këtë përqmim , nuk e ka merituar ta bëjnë këtë jetë kaq të keqe. Lufta për mbijetesë është bërë e tmerrshme.Ata që janë katapultuar në krye të shtetit janë duke grabitur qdo të mirë materjale. Janë duke I varfëruar secilën ditë e më shumë ata të cilët moti janë bërë të uritur…Është shumë vështirë të durohet kjo gjendje e rëndë sociale –ekonomike .Është shumë vështirë të vuash për një kore bukë , ose qdo ditë ti vizitosh kontenjerët. Raportet shoqërore gjithnjë e më shumë po bëhën të zorshme , askush nuk po merre përgjegjësi në këtë vend për dështimet e shumta. Mos të flasim për moral njerëzor dhe moral politikë së moti nuk ka mbetur asgjë nga kjo punë .Kur bëhët fjalë për raportet e kësaj klase politike , nuk ka më të mbrapshta. Vlerat shoqërore në Kosovën e sotme kanë rënë në shkallën më të ulët.A është kështu apo jo lexues të nderuar? Ka në këtë vend njerëz më moral , më principe parimore , ka njerëz të cilët duan dhe dinë të punojnë për shtet dhe komb. Po, ia që nuk e kan rastin deri diku edhe për fajin e vet të mos inkuadrimit në rrjedhat shoqërore politike të vendit.Kur flasim për sindikatat , më mirë të mos ekzistonin fare. Asgjë të hajrit nuk kemi parë nga sindikatat tona gjatë këtyre viteve, kur dihet së roli I tyre nuk është I vogel për secilin shtet demokratik. Jo, nuk është lehtë siq po mendojnë disa që pa meritë janë inkuadruar në politike të jesh politikanë e as pushtetarë, në kuptimin e plotë të fjalës…