Nyshohet se Ditmir Bushati me Albin Kurtin po punojnë kunder Edi Ramës

05.02.2019 12:58:59

Largimi i Ditmir Bushatit nga drejtimi i Ministrisë së Jashtme ngriti shumë hije dyshimi në media. U përfol se Bushati ishte kundra lobimit të Shqipërisë për ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi. Për të hequr qafe këtë pengesë, Rama me një të rënë te lapsit e shkarkoi dhe nxori asin nën mëngë, Gent Cakajn. Ky i fundit me origjinë nga Kosova, thuhet se është pro dialogut Kosovë-Serbi. Emërimi i tij në krye të diplomacisë shqiptare solli përplasje të forta Presidencë-Kryeministri, pasi Ilir Meta refuzoi që të shkarkonte Bushatin dhe të dekretonte Cakajn. Rama, i vendosur në qëllimin e tij, bëri një tjetër mekanizëm për të anashkaluar Presidentin, emëroi veten në krye të diplomacisë shqiptare dhe kompetencat ia kaloi të gjitha Gent Cakajt, duke i dhënë fuqinë e Ministrit të Jashtëm.

Kjo lëvizje nuk është pritur mirë  nga Bushati dhe Meta, të cilët kohët e fundit janë bashkuar shumë me njëri-tjetrin. Në lojë tashmë është futur edhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Dyshimet janë që këto 3 figura të rëndësishme politike në hapësirën shqipfolëse, po krijojnë një front kundër marrëveshjes Kosovë-Serbi, një marrëveshje që po projektohet nga amerikanët dhe ka si synim ndryshimin e kufijve, e thënë në gjuhën diplomatik “korrigjim kufijsh”.  Gjithashtu Meta-Kurti-Bushati po tentojnë që të krijojnë një front antiamerikan, duke i shkaktuar jo pak dhimbje koke shefit të qeverisë shqiptare. Forca e kësaj lëvizjeje kundra Ramës mbështet edhe nga opozita dhe dirigjenti i gjithë kësaj është Ilir Meta.

Një ditë më parë, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ishte në Tiranë për të zhvilluar një takim me studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale. Qëllimi ishte që të ndërsente studentët dhe pedagogët kundra shefit të qeverisë, Edi Rama, për të rritur më tepër tensionet në vend. Me një gjuhë diplomatike, ai iu tha studentëve që të vazhdojnë bojkotin dhe se Kosova i ka ndjekur protestat e tyre, por qe qëllimi i vizitës  në Shqipëri është për të krijuar trazira.

“Protesta e studentëve është e drejtë kur pedagogët janë me ta. Arsimimi duhet të jetë falas, për luksin paguhet, kurse arsimi nuk është luks. Protesta e studentëve është protestë kundër privilegjeve që ekzistojnë për biznesmenët”, tha Kurti gjatë fjalës së tij.

Më pas Kurti ka zhvilluar takime me disa zyrtarë shqiptarë, që deri mbrëmje e djeshme nuk ishin bërë publike. Në intervistën për ‘A Krasta’, Kurti u pyet për takimin me presidentin Ilir Meta, por lajmi ishte takimi që ai ka zhvilluar me ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Në intervistën e tij, Kurti foli me superlativa ndaj Bushatit  dhe se për Kosovën ai ka dhënë një kontribut të vyer.  Kreu i Vetëvendosjes shtoi se me Bushatin kanë shumë ide të përbashkëta në aspektin politik dhe ideologjik, duke forcuar idenë e ngritjes së lobit antiamerikan.  Marrëdhënia mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit është krisur disa javë më parë, që përkon pikërisht me shkarkimin e Bushatit nga Ministria e Jashtme. Thuhet se dy miqtë tashmë janë bërë armiq dhe këtë e tregon qartazi kritikat e bëra publike ndaj Kurtit nga dy figura të rëndësishme të Partisë Socialiste, ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe zëvendëskryeministri Erjon Braçe.