Poposki: Ardhja e Kotzias në Shkup, tregues i një komunikimi politik në rritje

24.08.2016 10:54:43

Ministri i punëve të jashtme, Nikolla Poposki konsideron se vizita e homologut të tij grek, Nikos Kotzias në Shkup është tregues i një komunikimi politik në rritje dhe një pjesë e masave për ndërtimin e besimit në mes të dy vendeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Deklarata e këtillë u dha para fillimit të Këshillit të ambasadorëve, që do të mbahet në tre ditët e ardhshme. Sipas tij, pjesëmarrja e Kotzias në këtë takim dërgon një porosi të qartë se Maqedonia dëshiron të jetë faktor i stabilitetit në rajon.

Megjithatë, Poposki thotë se tema e emrit ka pak gjasa që të jetë temë diskutimi./Telegrafi/