POPULLI PO IKË NGA KOSOVA,S’KA NEVOJË PËR VIZA.

03.04.2019 18:27:37

Nga: Binak Maxharraj

(Presidenti I Serbisë Aleksandër Vuçiq i gëzohet shpazjes së Kosovës)

Pushtetarët tanë hiq mos te “mërzitën”,se a po liberalizohën viza apo
jo?.Kjo më nuk është e rëndësishme,sepse Kosova pa shprazet për çdo
ditë,bile më një shpejtësi më te madhe se sa në kohën e Millosheviqit
ku populli ikte nga dhuna e tegjimit.

Mësohe se qe nga viti 1968-2017 Kosovën e kanë lëshu gadi 1 milion
banor(mbi 900 mijë).Kurse vetem për 6 vitet e fundit 2007-2018 Kosovën
e leshuan mbi 180 mijë banor ose 15.4%.Ikja më madhe ndodhi ne vitin
2014 kur Kosovën e lshuan për gadi 3-4 muaj mbi 70 mijë qytetar te
cilet edhe patën kriju rremujë në Hungari.Kërkesat për ikje janë të
medha.Për çdo viti numri i aplikimeve qe kerkojn të ikun nga Kosova
për te kërkuar azil është i madh,arrijnë shifren deri ne 354 mijë
aplikues,sipas kumteses se Ministris së brendshme të Kosovës.

Po pse po ikë populli nga vendi i vetë,pse po ikë bash tani kur nuk e
ka mbi krye regjimin fashist serb?

Po ik sepse tashti ne këtë “liri të përgjsmueme”e ka tejeter kend mbi
krye qe është tua ia humbë shpresat dhe andrrat për nje jetë më te
mitë.Ky populli i ka mbi krye tani njerezit e vetë,njerezit e dalë nga
lufta,te cilet e kapen këtë shtet në çdo sferë të jetës duke krijuar
keshtu struktura mafijoze politike dhe banda te krimit te
organizuar.Këta,njerez nuk donë me ndi asgje për popullin dhe rinin e
saj,nuk merzitën për hallët e qytetareve dhe te rinisë e cila është
tëpër e mllefosur nga sjallja e këtillë e pushtetarëve te padijshëm
për me ndertu shtet,por te dijshëm për te shkaterru shtetin.

Populli e sidomos rinia e ka humbur shpresen në skajshmeri sepse,
anipse më diploma nuk mund te punësohën,nuk ka mundësi ta këtë bile
një punë sa për jetesë minimale dhe detyrohen të ikin.Ka shumë asi qe
detyrohen te marrin edhe pasport Serbe vetem të ikin.Në këto vitete e
fundit gadi mbi 4 mije kan ikur nga Kosova me pasporta te huaja.Ikja
nga Kosova është ba apoteozë e këtyre viteve,të ikët vetem te ikët nga
Kosova sepse këty nuk ka shpresë për jetë normale.

Populli dhe te rijtë po ikun nga se askush nuk kujdeset për ta nga
pushteti i cili është i kapur nga Falangat politike të kriminalizuar
te cilët nuk banë asgje për te gjitha këto vite për popullin dhe
rinin.Ata banë çdo gjë për vehte dhe familjet,të afrmit e tyre duke
duke i punësuar pas asnje kriter,siç është rasti i Prontos(kështu ka
thanë shefi i shefave)por edhe tashti ne këtë qeveri nepotizmi ka dal
për lendin sepse nuk mund te punësohesh nese nuk e ke dikand te
njofshëm.

Pra sturktuart qe e kapën shtetin qe nga pas lufta nuk banë asgjë për
popullin dhe rinin,por bane çdo gje për vehte duke vjedhë,duke
plaqkitë shtetin te cilët u pasuruan për tejë mase,u banë milionera
brenda nates.Dhe te tillëve as palla nuk u hanë për skamjen e popullit
dhe rinin qe po ikë dita dites.Përderisa  këto fallanga të pushtetit
nuk hiqën nga shteti,nga Kosova edhe me shumë do te ikin,dhe është
afër mendesh se per disa vite Kosova do ti këtë më pakë se 1 milion
banor.Kjo është ajo qe e desh irojnë këta pushtetar për te mos pas
telesha,dhe për te vazhduar jeten e tyre pa brenga dhe krejte këtë
në”emer te luftës”.Pra,ky pushtet i korruptuar nuk ka nevojë te çirret
për hava në emer te liberalizimit te vizave,sepse Kosova veq ështe
shprazë,nuk kanë nevojë te japinë tokë(siç vepruan me Malin e Zi)për
liberalizim te vizave.

Derikur ma ne “emer te luftës”këto falanga kriminele,mafioze politike
te mbesin ne pushtet.Në vitin 2015 kur z/sekretarit i shtetit të SHBA
Xhems Rubin e pat vizitu Kosovëns pak a shumë e pa këtë gjendje,ne te
larguar ua la një porosi Komandanteve te luftës.Boll ma,larhohuni nga
pushteti nese doni te ju mbetet edhe pak lavdi nga lufta.Por askush
nuk luajti nga vendi,ata jo vetem qe e humbën lavdin e luftës por e
humbën edhe fytyrën mbeten te pafytyrë.