Pranga shqiptarit të shumë kërkuara me tre emrat, i dënuar në Itali për pengmarrje

02.12.2016 11:23:56

Një 37-vjeçar nga Durrësi është vënë në pranga gjatë mbrëmjes së djeshme pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.

I riu Altin Çëlçima por që në fakt përdorte edhe dy emra të tjerë, Xheladin Çelçima dhe Lulzim Tusha, banues në Durrës është vënë në pranga sepse ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Roma.

Gjykata e Milanos me një vendim të dhënë në vitin 2002 e ka dënuar me 12 vjet e 6 muaj burg Çelçimën për veprat penale “Organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, “Pengmarrje”, “Heqje e paligjshme e lirisë së tjetrit” dhe “Emigracioni i paligjshëm”.

Pas arrestimit dosja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme.