Prekëse, qeni nuk i ndahet arkivolit të të zotit që humbi jetën nga tërmeti (Video)

27.08.2016 09:55:08

Thonë që qentë janë kafshët me besnike dhe këto pamje nga spitali i Askolit në Itali e dëshmojnë më së miri këtë gjë.

Në pamjet prekëse të publikuara nga mediat italiane, shfaqet një qen i cili qëndron pranë arkivolit të të zotit dhe nuk dëshiron të largohet prej andej.

Skena është regjistruar në sallën e një palestre, ku janë vendosur trupat e pajetë që nuk ia kanë dalë t’u mbijetojnë plagëve të marra.

Deri më tani numërohen plot 281 viktima nga tërmeti i fuqishëm që goditi Italinë Qendrore në orët e para të së martës.