Prekëse: Shqiptarja deportohet pas 18 vjet qëndrimi në Amerikë, nuk mundi as t’i përshëndes fëmijët

19.05.2018 13:49:02

Historia e saj përsëritet pas 5 vitesh, duke marrë sërish vëmendje të madhe në mediet amerikane.

Bëhet fjalë për Cile Precetaj një nënë shqiptare e cila prej 18 vitesh jeton në Miçigan të SHBA, por autoritetet amerikane e kanë vendosur për ta kthyer.
Ajo është arrestuar teksa po kryente procedurat në një zyrë të gjendjes civile në Detroit më 26 prill, ndërsa burri i saj Peter Gojcaj ka thënë se ai duhej lajmëruar para se kjo gjë të ndodhte.

Precetaj, nënë e tre fëmijëve të lindur në Amerikë, është deportuar për në Shqipëri, pa iu dhënë mundësia as të përshëndetet me familjarët.

Ajo është arrestuar teksa po kryente procedurat në një zyrë të gjendjes civile në Detroit më 26 prill, ndërsa burri i saj Pete Gojcaj ka thënë se ai duhej lajmëruar para se kjo gjë të ndodhte.

“Fëmijët janë të dërrmuar. Nuk po ndalojnë së qari. Janë të traumatizuar”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, gruas nuk i është dhënë e drejta as të flasë me familjen, ndërsa ka marrë vesh se ajo është larguar nga vendi, vetëm kur ajo e ka thirrur në orët e hershme të mëngjesit nga Gjermania, nga ku do të çohej në Shqipëri.

Por, Khaalid Walls nga Zyra e Gjendjes Civile në Detroit ka thënë se familja është njoftuar se largimi i saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte programuar.

“Familja qe njoftuar se ajo do të largohej së shpejti, për ç’arsye ka dorëzuar bagazhet dhe gjësendet personale në zyrën tonë”, ka shtuar ai.
Sipas tij, Cile Precetaj ishte urdhëruar të lëshonte Amerikën në qershor të vitit 2005, por ajo e ka apeluar këtë vendim dhe deri më 2018 ka vazhduar të luftojë për të qëndruar, derisa ka shteruar të gjitha mundësitë ligjore.

Ajo ka aplikuar për azil në vitin 2000, duke pretenduar se kriminelë të rrezikshëm në Shqipëri donin ta kidnaponin dhe ta përdornin për prostitucion.

“Duan që njerëzit të luten për neve”, mësohet të ketë thënë për Free Press para deportimit.

“Ne s’kemi kryer asnjë krim. Kemi ardhur këtu për një jetë më të mirë. I lutem Zotit që gjërat të ecin siç duhet”.

Muajin e kaluar, Gjykata e mohoi qëndrimin e saj, megjithatë, sipas Press Free, ajo kishte një tjetër apel në kohën e dëbimit të saj.

Press Free gjithashtu thekson se “në kërkesën e Pretetaj për azil”, të cilën kishte luftuar që nga viti 2000, “ajo pretendonte se kishte frikë për jetën e saj në Shqipëri dhe se familja e saj kërcënohej vazhdimisht nga grupe kriminale që kërkonin ta rrëmbenin atë, dhe ta përdornin si një prostitutë.

Ajo gjithashtu ka shprehur frikë për një të fejuar abuziv që la në Shqipëri.

Precetaj nuk duhet të kishte qenë prioritet për dëbimin në asnjë mënyrë, ajo kurrë nuk duhet të ishte hequr nga fëmijët e saj, shkruajn mediet amerikane.