Prelec: Borell e Lajçak të ndjekin qëndrimet e BE-së

Prelec: Borell e Lajçak të ndjekin qëndrimet e BE-së

26.01.2021 13:54:01

Marko Prelec, autor i raprotit 27 faqësh të GNK-së, foli për dialogun Kosovë-Serbi, për sfidat e saj, në “Aktual”, në RTK.

Raporti ka dy çështje kryesore, së pari vetë raporti, që duket se ka vdekur, që nuk po ec tutje drejt përmbylljes së tij, prandaj janë të domosdoshme tdisa ndryshime të mëdha për të ecur përpara me dialogun drejt përmbylljes që duhet të jetë njohja e ndërsjellë mes dy vendeve.

Ndërsa në pjesën e dytë, për arsye të ndryshme ne mendojmë se këto ndryshime nuk janë të mundshme të ndodhin në një të ardhme të afërt, kështu që duhet të punohet paralelisht në përmirësimin e pozitës së Kosovës përtej prcoesit të dialogut që nuk ka shumë gjasë të ndodhë brenda pak vitesh, deklaroi ai.

Më tej ai shtoi se Kosova duhet të kërkojë anëtarësimin e saj në KE që është e rëndësishme për dialogun, sepse do ta zgjeronte juridiksionin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe për ta rishikuar vendimin e saj të mëhershëm të mos kërkojë statusin e vëzhguesit në OKB të mund të ishte një afirmim në arenën ndërkombëtare e që ky status do të mundësonte të shfrytëzonte Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë e pastaj të inkorporohej në organizmin e saj, që të mund të anëtarësohej edhe pa patjimin e Serbisë, Rusisë apo Kinës, ndërkohë që Kosova të forcojë bashkëpunimin me shtetet që e kanë njohur pavarësinë e saj, qoftë në sundimin e lkigjit, qoftë në zhvillimin ekonomik, qoftë në aspketin bilateral apo multilateral.

Ndërsa për Prelec Marrëveshaj e Uashingtonit, por edhe për shumë të tjerë sihte e pazakonshme, bile bizare, formë tejet e çuditshme e diplomacisë ndërkombëtare dhe nuk e di se cili do të jetë fati i marrëveshjes në amdinistraten e Bidenit.

“Moratoriumi për mosantarësimin e Kosovës në forumet ndërkombëtare ka qenë ilidhur ngushtë me ndalimin e përpjekejve të Serbisë në pengimin e Kosovës në anëtarësimin në forumet ndërkombëtare.

Ndaj këto dy gjëra o do të qëndrojnë bvashkë o do të bien”, sqaroi ai.

Roli i BE-së në procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë, sipas tij, do të duhej të ishte më proaktiv, fjala vjen Borell e Lajçak do të duhej ta ndiqnin rrugën e qëndrimit të BE-së e jo të vendeve të tyre prej nga vijnë, sepse ata ranë përfaqësues të BE-së, por probelmi qëndron diku tjetër.

Ai mendon se BE ende nu e ka të qartë se për çka dialogohet, pastaj janë 5 vende që ende nuk e njohin kosovën, por as administrata e Trump-it nuk e ka thënë qartë në marrëveshjen e shtatorit në Uashington, thelbin e marrëveshjes, që do të ishte njohja e dy vendeve mes vete.

Prelec sqaron se BE ka hapësirë që ta hulumtojë në rregullimin e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë, kjo vlen në rregullimin e raporteve në 5 vendet që hezitojnë tanjohin Kosovës, ato vende nuk thonë që jemi kundër pavarësisë së saj, por jemi në rregullimin e qëndrimit të shpalljes unilaterale të pavarësisë së saj, që BE megjithatë ta gjejë kompromisin për të arritur te pika kryesore e dialogut ngelet njohja e dy vendeve me njëra-tjetrën.

“Zgjidhja e është kompromisi, s’ka rrugëdalje tjetër”, përundoi Marko Prelec, autor i raportit të GNK-së.