Presidenca: Me 8 dhjetor tubim mbarëpopullor për nisjen e një dialogu me Shqipërinë

24.11.2019 17:35:01

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do të organizojë me datë 8 dhjetor në sheshin “Demokracia” në qytetin “Studenti” një tubim mbarëpopullor.

Lajmin e bënë të ditur zëdhënësi i presidencës Tedi Blushi.

Ai me anë të një shkrimi në Facebook, njofton se me anë të këtij tubimi, Meta synon nisjen e një dialogu me Shqipërinë.

“Në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta organizon në Sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti, aty ku dhe nisi Lëvizja Studentore e viteve ’90, një tubim mbarëpopullor që synon Nisjen e një Dialogu me Shqipërinë! SHQIPËRIA E PARA! 🇦🇱”, shkruan Blushi.