President i Republikës , Ilir Meta humb qetësinë: Ndërkombëtarët janë palaço!

03.10.2019 22:01:31

“Unë nuk mund ta çoja vendin në luftë për qejfin e Ramës, interesat e Bashës, apo të Monikës, si dhe të disa ndërkombëtarëve që në disa raste janë kthyer në palaço”. Kështu deklaroi Ilir Meta gjatë daljes së tij në media duke mos pasur asnjë qetësi, madje me tone të shtuara.

“Shqetësimi im i vetëm si President i Republikës nuk ka qenë garantimi i tekave apo edhe i të drejtave të PD-LSI apo edhe i partive të tjera opozitare për t’u zgjedhur sepse kjo është një çështje që u takon dhe vetë atyre, nëse e kanë vullnetin për të marrë pjesë në një proces” – tha Meta.

Shqetësimi im ka qenë shumë i qartë dhe mbetet i palëkundur: Të garantojmë të drejtën kushtetuese themelore të të gjithë qytetarëve shqiptarë për të zgjedhur, jo për të votuar. Për të votuar, kemi votuar 45 vite në komunizëm. Kanë qenë votime perfekte. Në qoftë se dikush mendon se zgjedhjet në kohën e komunizmit nuk kanë qenë perfekte, nuk kanë qenë të sakta, nuk kanë qenë të qeta.

Kjo është hera e dytë që Meta sulmon ashpër ndërkombëtarët për deklaratat e tyre, qoftë edhe ajo e Palmerit.