Presidenti, Bujar Nishani: I hapur për qeveri teknike nese palet bien dakort

20.03.2017 08:05:38

 

Presidenti i vendit Bujar Nishani në konferencën e sotme për mediat ku diskutoi pikat më të nxehta politike të momentin, diskutoi edhe për përplasjen kryesore mes PD-PS, për qeverinë teknike.

Kreu i shtetit nuk u përfshi në këtë debat por pyetjes së gazetarëve ai u shpreh i hapur për qeveri teknike nese palët bien dakord.

Qeveria teknike është kërkesa kryesore dhe kushti i vetëm që opozita e vendit i ka vendosur qeverisë së majtë në mënyrë që të tërhiqen nga protestat dhe të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare.

Pak më heret, kryeministri i qverisë në komunikimin e tij javar u hoqi shpresat demokratëve duke i thënë se nuk do të ketë qeveri teknike.