Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi: Thyerja e kufirit në Koshare hapi një kapitull të ri të luftës së UÇK-së

09.04.2017 09:27:09

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka kujtuar betejën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Koshare.

Thaçi ka thënë se thyerja e kufirit Kosovë-Shqipëri hapi një kapitull të ri.

“Në Koshare, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dëshmoi se ishte përgatitur për të ndërmarrë operacione të luftës frontale me forcat serbe. Thyerja e kufirit ndarës Kosovë-Shqipëri hapi një kapitull të ri, shumë të rëndësishëm të fitoreve dhe rriti vetëbesimin e ushtarëve tanë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.