Presidenti i Malit të Zi flet për demarkacionin me Kosovën

28.08.2016 21:08:01

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq ka deklaruar se askush në Kosovë nuk ka arsye që ndaj Malit të Zi të tregojë çfarëdo pakënaqësie.

Vujanoviq thotë se  nuk prêt incidente. “Ju e dini se unë në raport me atë Marrëveshje dhe demarkacionin e vijes kufitare jam deklaruar në vazhdimësi. Është nënshkruar në Vjenë dhe në Mal të Zi është ratifikuar”, ka thënë Vujanoviq.

Më tej, Vujanoviq thotë se është çështje e brendshme e Kosovës se si do ta bëjë ratifikimin në Kuvend.

“Ne jemi shteti që ka treguar raport korrekt, ka pranuar atë që është realitet në Kosovë. Ndaj banorëve të Kosovës jemi treguar bujar në të gjithë ngjarjet që janë të njohura edhe për qytetarët e Kosovës edhe për ata të Malit të Zi, raporte maksimalisht korrekte”, ka thënë Vujanoviq.