‘Presidenti i Ramës’, Ambasada e SHBA: Të zhgënjyer nga gjuha e shkujdesur

21.02.2018 23:15:13

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministri Edi Rama, bërë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, ku propozoi për të parën herë një president simbol të unitetit kombëtar.

Në reagimin e ambasadës amerikane thuhet se janë “të zhgënjyer nga deklarata e Edi Ramës”.  Ambasada e SHBA-ve e cilëson përdorimin e gjuhës së shkujdesur që aludon për bashkim, si krejtësisht të padobishme.

“Gjuha e shkujdesur dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje. Ne i bëjmë thirrje udhëheqësve që të jenë fqinjë të mirë dhe të lënë mënjanë gjuhën ndarëse të së shkuarës”, thekson ambasada e SHBA-ve.