Presidenti, kryeministri dhe kryekuvendari nesër për homazhe në Koshare

08.04.2018 22:38:58
Nesër mbahet manifestimi tradicional, “Ditët e Shqipes” për nder të Betejës së Koshares.

Për nder të kësaj dite, kanë paralajmëruar të jenë prezent presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Pas homazheve që do të bëjnë tre krerët shtetëror, nga ora 12:00 do të nisë tubimi përkujtimor për nder të Betejës së Koshares.