Presidenti Meta i shpall ‘luftë’ Ramës dy herë brenda 24 orësh, ja vendimi i presidentit

16.07.2019 10:32:38

Dy herë luftë brenda 24 orësh.

Presidenti Ilir Meta ka rikthyer një tjetër ligj për rishqyrtim në Kuvend. Një ditë pasi ktheu mbrapsht ligjin “Për rezervat materiale të shtetit”, Presidenti ka sfiduar sërish kryeministrin Edi Rama, duke kthyer edhe ligjin “Për privatizimin e Shoqërive Tregtare”.

“De k r e t

për kthimin e ligjit nr. 37/2019 “për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të këshillit të ministrave, “për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, dhe ndryshuar me ligjin nr. 3/2015”. Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2019 “Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, dhe ndryshuar me ligjin nr. 3/2015”, sipas arsyetimit bashkëlidhur.

Nr. Dekreti 11226

Tiranë, më 15.07.2019

Presidenti i Republikës

Ilir Meta”. thuhet në njoftimin e presidencës.

Lufta presidencë qeveri është ndezur që pas nxjerrjes së një dekreti nga Meta ku shtynte zgjedhjet e 30 qershorit, dekret i cili u pasua me vendimin e maxhorancës për të shkarkuar presidentin.

Por siç duket, kreu i shtetit po shfrytëzon çdo mundësi që i jep ligji, për të sfiduar qeverinë, sa kohë që ndodhet në zyrë si president.