Presidenti Nishani dekreton ministrin e ri të Transporteve

07.09.2016 14:31:06

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar të mërkurën, shkarkimin nga posti i Ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës, të Edmond Haxhinastos dhe ka pranuar propozimin e ardhur nga Kryeministri, për të emëruar në këtë post, Sokol Dervishajn.

Ky i fundit pritet të votohet gjatë seancës së nesërme parlamentare.

Edmond Haxhinasto dha dorëheqjen nga posti i Ministrit te Transporteve më datë 2 shtator, ku siç tha ai, largohet për t’u fokusuar më shumë në strukturat e LSI-së.