Presidenti Nishani: Kam gabuar me emërimin e disa ambasadorëve dhe gjyqtarëve

05.01.2017 22:03:08

Presidenti i vendit, Bujar Nishani ka pranuar se ka gabuar me emërimin e disa gjyqtarëe dhe ambasadorëve.

Në një intervistë në emisionin “Debati” nga Roland Qafoku, Nishani nuk ka përmendur emra konkretë, por pranoi gabimet në disa momente gjatë 5 viteve që ushtron detyrën e Presidentit.

“Pa diskutim, jo një por shumë gabime… Ndoshta disa emërime dhe propozime, kryesisht në Gjykatën Kushtetuese ndoshta, mundet ose në shërbimin diplomatik, ambasadorë… sepse kam konstatuar më pas se kam qenë i gabuar në mënyrën se si do të përmbushte i emëruar përkatës detyrat dhe përgjegjësitë ndaj vendit”, tha Presidenti Bujar Nishani.