Presidenti Rugova: Nuk është e mundur që një popull të ketë dy ideologji!

26.09.2017 17:47:10

Nga Rexhep Kastrati

Sot më ra rastësisht të lexoj një koment të shkurtër të Nexhmedin Spahiut në tri pika, e në të cilin pika e tretë është tërësisht manipulim në emër dhe me emrin e presidentit Rugova.

Nexhin e mbaj mend pas luftës që bridhte korridoreve të tashmë ish-Palllatit të Medieve, pa pretenduar që të vinte të më fliste. Kam pas rast të lexoj disa shkrime për dhe rreth presidentit Rugova, edhe pse shpesh kisha përshtypjen siia fuste kot.

Me paraqitjen si teorik i kombit kosovar, duke e ngatërruar identitein shtetëror me atë kombëtar, tashmë nuk i kish mbetur gjë nga rugovizmi.

Se nuk i kish mbetur gjë nga rugovizmi, u pa edhe dje, kur rren ashiqare dhe thotë: 3. Nacionalizmi qe e sheh Kosoven vellazerore me Shqiperine, por te barabarte me te, e qe i referohet filozofise politike te Ibrahim Rugoves. Flamuri i ketij nacionalizmi eshte verdhe e kalter.”, pasi që në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë, presidenti Rugova nuk ka folur dhe as që ka lënë të nënkuptohet për ndonjë identitet tjetër, për ndonjë nacionalizëm tjetër, pos atijshqiptar. As flamuri verdhë e kaltër nuk ka qenë ndonjë herë simbol i një nacionalizmi vëllazëror, e pra as kosovar, të presidentit Rugova.

Qysh më 1990, presidenti Rugova e ka quajtur të natyrshëm bashkimin kombëtar të shqiptarëve dhe i ka quajtur gënjshtra se shqiptarët kanë dy ideologji.

Presidenti Rugova ka folur për ndarjen në dysh të shqiptarëve, të cilët duhet të punojnë shumë që të ndodhë bashkimi, edhe nëpërmjet një procesi eliminimi të pasojave të ndarjes më dysh.

Është shumë normale dhe e natyrshmë që Shqiptaret, si të gjithë popujt e tjere, të jenë të bashkuar, të jetojne në një shtet, në një bashkësi POLITIKE , Sidomos është normale për ne Shqiptaret që jemi të ndare në dysh, kur  gjysma e popullsise është këndej e gjysma andej, kam thënë edhe më heret, ky është një proces për të cilin duhet të punojmë.

A do të realizohet shpejt apo ngadale, do të jemi gjallë, Shqiptaret si qellim e kanë pasur dhe do ta kenë bashkimin, sa do që në kohen e dominimit Komunist u ç’rregullua kjo ide, ndersa tash e tutje ajo do të jetë si ide udheheqese e Shqiptareve, Por në ketë planë duhet të punohet më mençuri.

Bashkimi më force, më dhune, veshtire tolerohet sot nga Europa, Por tash për tash, të mëndojme dhe ta bejmë integrimin në kuader te Europes. Një here për një here, duhet te njihemi, te shihemi, e pastaj ti realizojmë kerkesat tona, edhe pse na eëhtë thënë se në të dy anet e kufirit, kemi edhe pikepamje te kunderta ideologjike.

Por, këto ishin vetem shpifje e gënjeshtra qe iu doli boja, sepse nuk është e mundur që një popull të kete dy ideologji, më një fjale Shqiptaret duhet të bëjne përpjekje që të ndihen të lire ne te gjitha hapesirat Shqiptare, duhet të punojne vazhdimisht per zgjidhjen e tyre Kombëtare.

Siç shihet në paragrafin e fundit, presidenti Rugova ka bërë të qartë se “nuk është e mundur që një popull të ketë dy ideologji” dhe ka bërë thirrje që të “bëjnë përpjekje që të ndihen të lirë në të gjitha hapësirat shqiptare”, si dhe duhet të punojnë vazhdmisht për zgjidhen e çështjes së tyre kombëtare”.

Flamuri i nacionalizimit të presidentit Rugova ka qenë flamuri i shqiptarëve me një fjongo daradane, me yllin ilir, me një rrotë që simbolizon botën iliro-shqiptare dhe katër anët kryesore dhe katër anët e ndrëmjeme, brenda një sfondi euro-atlantik.

Prandaj, është mirë që keqpërdorimi që po i bëhet figurës dhe emrit të presidentit Rugova me rituale të ndryshme, me gërvallje në emër të tij, të mos u shtohen edhe këto që prekin thelbin e filozofisë politike të tij!